Sport

Zbulohen bisedat audio të gjyqtarit me VAR-in, për golin fantazmë të Lamine!...

RFEF bëri publike bisedat mes Soto Grados dhe VAR-it gjatë ‘El Clasicos’

22 Prill 2024, 18:38 Nga DOSJA

Zbulohen bisedat audio të gjyqtarit me VAR-in, për golin fantazmë

SPANJE - Pas polemikës për arbitrimin e ‘El Clasicos’, dhe kërkesës së presidenti katalanas, ​​Joan Laporta, për përsëritjen e ndeshjes Real Madrid - Barcelona, për shkak të mos dhënies së golit fantazmë të Lamine Yamal, Federata e Futbollit Spanjol (RFEF) bëri publike dialogët mes arbitrit në fushë dhe VAR-it gjatë ndeshjes së zhvilluar në ‘Santiago Bernabéu’. 

Në to, ndër të tjera, mund të dëgjohet edhe arsyeja pse ata nuk e konsideruan të vlefshëm golin fantazmë të Lamine Yamal. Fillimisht dëgjohet zëri i linjës që thotë: “Për mua nuk hyn fare, është një qoshe”. Nga VAR-i ata përgjigjen: "Të kontrollojmë Cesarin, të presim pak, të mos e lëmë të shërbejë".

Ndërkohë Gündogan shihet duke i kërkuar shpjegime César Soto Grados dhe arbitri i përgjigjet: “Nuk kemi teknologji GOAL, do të presim rishikimin e VAR-it”,- i thotë Soto Grado mesfushorit gjerman.

“Ndoshta është një gol”, shton ai. “Jemi në 360 gradë, trupi i Luninit na mbulon, ky nuk më shkon, as ky, as ky, as ky, as ky nuk funksionon”,- përgjigjet Sanchez Martínez nga VAR-i.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Prill 2024, 18:20

"Florian Wirtz është i paçmuar"…

Florian Wirtz feston një gol me Jonathan Tah, Granit Xhaka dhe Victor Boniface GJERMANI - Bayer Leverkusen vazhdon sezonin e ëndrrave, ...