Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Itali, vdes në aksident 25-vjeçari shqiptar

Pak pas orës 10 të mëngjesit të sotëm kamioni i drejtuar nga i riu u përplas me shpejtësi të madhe me një kamion të ndaluar në një radhë në autostradën A22, në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe Mantovës në veri. 

22 Prill 2024, 17:13 Nga E. D
Ngjarja e rëndë në Itali, vdes në aksident 25-vjeçari
pamje nga aksidenti

ITALI- Një 25-vjecar shqiptar ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti me kamion. Pak pas orës 10 të mëngjesit të sotëm kamioni i drejtuar nga i riu u përplas me shpejtësi të madhe me një kamion të ndaluar në një radhë në autostradën A22, në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe Mantovës në veri. 25-vjeçari me banim në Piza vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u rrudhos nga përplasja.

Gjithashtu ndihma e shpejtë e Veronës shkuan në vendngjarje dhe u përpoqën ta shpëtonin, por ishte e pa mundur. Ndërsa policia rrugore e Verona Sud ka ndërhyrë për të zbardhur dinamikën e aksidentit. Sipas një rindërtimi fillestar, kamioni që drejtohej nga shqiptari u përplas me tjetër kamion më të madh, që kishte ndaluar më herët në autostradë. Operacionet për lëvizjen e rimorkios zgjatën deri në orën 8:22 të mëngjesit, kohë në të cilën një korsi u rihap për të lejuar qarkullimin.

Në orën 9:40 kishte një tjetër mbyllje të autostradës, këtë herë për të liruar rrugën nga rimorkio. I tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit. Shtrirja e autostradës midis kabinave të pagesës Nogarole Rocca dhe Mantua Nord mbeti e mbyllur për trafikun deri rreth mesditës, kur përfunduan operacionet e shpëtimit dhe sigurisë për automjetet.

aksident në itali

Sondazh

Poll