Aktualitet

VIDEO/ Avokati Arben Llangozi "nxjerr të palarat" e Policisë së Sarandës: Mos gënjeni popullin me video fake

Sipas njoftimit thuhej se ky person kishte precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

22 Prill 2024, 17:21 Nga S.B
VIDEO/ Avokati Arben Llangozi "nxjerr të palarat" e Policisë
Arben Llangozi

SARANDË- Policia e Sarandës njoftoi ditën e djeshme arrestimin e një 35-vjeçari duke publikuar edhe një video ku në pamje tregohej si agjentët e Policisë dolën me vrap nga makina për të kapur shpërndarësin e lëndëve narkotike. Sipas njoftimit thuhej se ky person kishte precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Por avokati Arben Llangozi ka denoncuar se video ka qenë e sajuar dhe se video e shpërndarë nga Policia nuk tregonte momentin e arrestimit të 35-vjeçarit A.S. Sipas tij personi që shfaqet në video si shpërndarësi është një agjent policie.

“O Policia e Sarandës mos gënje qytetarët.” tha avokati në video. “Kjo është një video fake, Policia ka bërë show për të bindur qytetarët se po punojnë për të luftuar krimin.” 

“Ju lutem zoti Kalluci që jeni shefi i AMP-së merrni masa dhe kontrolloni këtë video. Unë do marr masat e mia në cilësinë e qytetarit të Republikës së Shqipërisë” përmbyll avokati.

 

 

sarande policia video fake

Sondazh

Poll