Aktualitet

Rrëmbeu nipin, Gjykata e Durrësit lë në detyrim paraqitje gjyshen

Ditën e sotme seanca gjyqsore në ngarkim të gjyshes u mbajt pa praninë e mediave.

22 Prill 2024, 15:35 Nga I.A

Rrëmbeu nipin, Gjykata e Durrësit lë në detyrim paraqitje

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për gjyshen Bahrije Gjini, e cila rrëmbeu nipin e saj për 8 ditë. Ditën e sotme seanca gjyqsore në ngarkim të gjyshes u mbajt pa praninë e mediave.

Barie Gjuni, gjyshja e cila rreth 1 javë më parë rrëmbeu nipin dhe u zhduk, ka dorëzuar 3-vjeçarin ditën e sotme në Prokurorinë e Durrësit. I mituri është bashkuar me të emën e tij, e cila ishte ajo që ngriti alarmin për zhdukjen e fëmijës.  Ditën e djeshme, Gjykata e Durrësit la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Rexhep Gjunin dhe kunatin e tij Arben Selaj, për rrembimin e 3-vjeçarit nga nëna e tij

Nëna e fëmijës bëri denoncim në polici dhe uniformat blu kanë arritur të gjejnë vetëm 58-vjeçarin Rexhep Gjuni, por jo bashkëshorten e tij dhe fëmijën. 58-vjeçari, është ndaluar nga policia por nuk ka treguar se ku ndodhet i mituri, ndërkohë që babai i 3-vjeçarit ka humbur jetën një vit më parë në një aksident automobilistik. Fillimisht 58-vjeçari ka deklaruar se fëmija ndodhet në Kukës te disa të afërm, por policia e Kukësit nuk e ka gjetur. 

Gjyshërit kanë pasur një konflikt me nusen edhe për përfitimet ekonomike pas vdekjes së djalit si dhe frikë se mos nusja e tyre mund të largohej jashtë vendit. Babai i fëmijës Avni Gjuni humbi jetën në shkurt të vitit 2023 në një aksident automobilistik që ndodhi te Kthesa e Kamzës. 

bahrije gjini

Sondazh

Poll