Politike

FOTO/ Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK me disk në dorë

E njëjta procedurë do të bëhet edhe për 8 persona e tjerë në këtë proces që janë marr të pandehur nga SPAK për dosjen e sterilizimit. SPAK vendosi një shifër prej afro 1 mln lek te reja për person nëse duan ti marrin fashikujt e dosjen.

22 Prill 2024, 09:50 Nga N.F
FOTO/ Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj këtë të hënë është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku ka dorëzuar një hard disk me qëllim marrjen e materialeve. E njëjta procedurë do të bëhet edhe për 8 persona e tjerë në këtë proces që janë marr të pandehur nga SPAK për dosjen e sterilizimit. SPAK vendosi një shifër prej afro 1 mln lek te reja për person nëse duan ti marrin fashikujt e dosjen.

Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte Ministrinë e Bujqësisë.

ilir beqaj spak

Sondazh

Poll