Bota

Abuzoi për 16 vite me tre të mitur, arrestohet 60-vjeçari në Gjermani, filmonte momentet intime me viktimat

Sipas mediave të huaja i arrestuari ka abuzuar më të mitur për 16 vite dhe filmonte momentet intime me ta.

22 Prill 2024, 13:06 Nga N.F

 

Abuzoi për 16 vite me tre të mitur, arrestohet 60-vjeçari
Foto ilustruese

 

GJERMANI- Policia ka arrestuar një 60-vjeçar në Bavari pasi akuzohet se ka abuzuar me disa fëmijë dhe të rinj si dhe ka dokumentuar krimet. Sipas mediave të huaja i arrestuari ka abuzuar më të mitur për 16 vite dhe filmonte momentet intime me ta.

Mësohetse se në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2022, burri prodhoi imazhe dhe materiale video të pornografisë për fëmijë dhe të rinj dhe abuzonte seksualisht me ta. Hetuesit aktualisht supozojnë se janë tre viktima që ishin midis moshës 11 dhe 19 vjeç në kohën e krimeve, sipas një zëdhënësi. Megjithatë, numri mund të rritet ende.


Apartamenti i burrit në lagjen Neu-Ulm u kontrollua nga oficerët e policisë dhe u sekuestruan pajisje për ruajtjen e të dhënave. Operacionit i paraprinë hetime të gjera mbi deklaratat e viktimave dhe vlerësimet e bartësve të tjerë të të dhënave. Me kërkesë të prokurorit, personi është dërguar në mbajtje.

gjermani perdhunim filmim

Sondazh

Poll