Bota

E rëndë në Itali, sulmohet dhe kafshohet nga dy pitbullët, ndërron jetë fëmija 15 muajsh

Mediat italiane shkruajnë se qentë janë në pronësi të një shoku të nënës së fëmijës.

22 Prill 2024, 11:15 Nga M.B
E rëndë në Itali, sulmohet dhe kafshohet nga dy pitbullët,
Foto ilustruese

ITALIA- Një fëmijë 15 muajsh u kafshua nga dy pitbull në Campolongo, Salerno, në Itali dhe raportohet se vdiq nga plagët e marra. Mediat italiane shkruajnë se qentë janë në pronësi të një shoku të nënës së fëmijës. Ndërkohë nëna e fëmijës ka tentuar të ndërhyjë, por edhe është sulmuar duke mbetur e plagosur, por nuk është në rrezik për jetën.

Mësohet se djali i vogël është sulmuar në kopshtin e shtëpisë së tij dhe në trupin e tij janë gjetur plagë të thella. Sipas asaj që u raportua nga Corriere Salerno, qentë mund ta kenë ngatërruar fëmijën me një "kukull loje", si një objekt me të cilin ndonjëherë i bënin të luanin, ose mund ta kenë konsideruar atë një element "të huaj", duke e sulmuar. atij.

italia

Sondazh

Poll