Bota

Vrau foshnjën e porsalindur duke e hedhur nga dritarja, dënohet me burgim të përjetshëm nëna në Gjermani

Ajo e kishte sjellë në jetë fëmijën e saj në fshehtësi dhe më pas e kishte hedhur nga dritarja e banesës së saj. Gruaja përshkroi me lot natën e krimit të 12 shtatorit.

22 Prill 2024, 11:33 Nga N.F
Vrau foshnjën e porsalindur duke e hedhur nga dritarja, dënohet me
Gruaja e dënuar

GJERMANI- Një grua në Gjermani është dënuar me burg të përjetshëm pasi vrau foshnjën e saj të porsalindur duke e hedhur nga dritarja e banesës së saj. Ajo e kishte sjellë në jetë fëmijën e saj në fshehtësi dhe më pas e kishte hedhur nga dritarja e banesës së saj. Gruaja përshkroi me lot natën e krimit të 12 shtatorit.

U zgjova me dhimbje shpine dhe u ul lakuriq në tualet. Pastaj vura re se kishte diçka midis këmbëve të mia, papritmas pashë beben vajzë. Nuk mund të merrja më frymë, kështu që shkova te dritarja e hapur e dhomës së gjumit, u përkula nga dritarja me foshnjën dhe e lëshova”, deklaroi ajo.

Pas krimit, ajo i kërkoi vëllait të saj që ta nxirrte foshnjën e vdekur nga oborri. Megjithatë, një fqinj vuri re se çfarë po ndodhte dhe thirri policinë. Gruaja fillimisht u dërgua në spital dhe më pas u arrestua.

gjermani vrasje denim i perjetshem

Sondazh

Poll