Bota

Torturë dhe tentativë për përdhunim, arrestohen 13 policë në burgun e të miturve, shkarkohen nga detyra 8 kolegët e tyre

Të arrestuarit punonin në burgun e të miturve Cesare Beccaria në kryeqytetin italian dhe akuzohen për shpërdorim detyre, keqtrajtim të të burgosurve, torturë, lëndim trupor dhe tentativë përdhunimi të një të mituri.

22 Prill 2024, 13:00 Nga r.ll
Torturë dhe tentativë për përdhunim, arrestohen 13
foto ilustruese

ITALI- Me urdhër të prokurorit të Milanos janë arrestuar ditën e sotme 13 punonjës nga policia e burgjeve italiane. Në të njëjtën kohë, tetë kolegët e tjerë të tyre janë shkarkuar nga detyra.

arrestuarit punonin në burgun e të miturve Cesare Beccaria në kryeqytetin italian dhe akuzohen për shpërdorim detyre, keqtrajtim të të burgosurve, torturë, lëndim trupor dhe tentativë përdhunimi të një të mituri.

Veprat penale janë kryer që në fillim të vitit 2022 dhe me rëndësi kyçe për të gjithë zhvillimin e hetimeve, të cilat janë në vazhdim, kanë qenë pamjet që magjistratët kanë mundur të shohin falë kamerave të sigurisë së burgut.

itali burgu cesare beccaria

Sondazh

Poll