Bota

Polonia: Nëse NATO vendos të pozicionojë armë bërthamore në territorin tonë, jemi të gatshëm t'i pranojmë

Polonia si një nga anëtaret e NATO-s dhe mbështetëset e Ukrainës, ndan një kufi si me enklavën e Kaliningradit të Rusisë, ashtu edhe me aleatin e Moskës, Bjellorusinë.

22 Prill 2024, 12:01 Nga M.B
Polonia: Nëse NATO vendos të pozicionojë armë
Foto ilustruese

POLONIA- Polonia është e gatshme të presë armë bërthamore nëse NATO vendos t’i pozicionojë ato përballë Rusisë e cila vazhdimisht përforcon armatimet e saj në Bjellorusi dhe Kaliningrad, ka njoftuar presidenti polak, Andrzej Duda. Polonia si një nga anëtaret e NATO-s dhe mbështetëset e Ukrainës, ndan një kufi si me enklavën e Kaliningradit të Rusisë, ashtu edhe me aleatin e Moskës, Bjellorusinë. Kaliningradi u shkëput nga Moska kur Lituania mori pavarësinë gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

“Nëse aleatët tanë vendosin të pozicionojnë armë bërthamore në territorin tonë për të përforcuar krahun lindor të NATO-s, ne jemi gati ta bëjmë këtë”, tha Duda.

Rreth vendosjes së armëve bërthamore Duda është deklaruar pas një vizite në New York ku zhvilloi takime në OKB dhe diskutoi me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, për luftën në Ukrainë. Gjithashtu, ai vizitoi edhe Uashingtonin ku u takua me presidentin aktual Joe Biden.

“Diskutimet rreth një bashkëpunimi midis Polonisë dhe SHBA-së për vendosjen e armëve bërthamore kanë vazhduar për një kohë të gjatë. Unë kam folur për këtë disa herë. Më duhet ta pranoj që kur u pyeta, u shpreha i gatshëm për t’i pritur ato”, shtoi presidenti polak.

polonia nato

Sondazh

Poll