Bota

Referendumi për kryetarët në veri, Rohde: Bojkoti i kërkuar nga Lista Serbe është për keqardhje dhe shkatërrues

Diplomati gjerman theksoi se ata që bënë thirrje për bojkot morën pikërisht atë që kërkuan.

22 Prill 2024, 10:19 Nga N.F
Referendumi për kryetarët në veri, Rohde: Bojkoti i kërkuar
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar në lidhje me dështimin e referendumit të kryetarëve në veri. Rohde u shpreh se ende nuk është arritur situata kur të gjithë qytetarët të ndihen të përfaqësuar nga kryetarët e katër komunave veriore.

“Megjithatë, në të njëjtën kohë, qeveria kosovare ka bërë pjesën e saj, duke paraqitur një proces që mund të kishte çuar në më shumë përfaqësim nëse do të përdorej nga votuesit”, tha Rohde.

Diplomati gjerman theksoi se ata që bënë thirrje për bojkot morën pikërisht atë që kërkuan.

“Bojkoti i kërkuar nga aktorët politikë si Lista Srpska është, siç e kam thënë më parë, për keqardhje dhe shkatërrues kur bëhet fjalë për kulturën demokratike, zgjidhjen e problemeve dhe kujdesin për jetën e përditshme aktuale të qytetarëve”, tha ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një përgjigje për Klankosova.

Të dielen e 21 prillit, në katër komunat veriore Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok u votua për largimin ose jo të kryetarëve. Qytetarët serbë patën mundësi të shprehin mendimin e tyre lidhur me vazhdimin ose ndërprerjen e mandatit të kryetarëve aktualë. Por ky proces dështoi pasi që në këtë iniciativë votuan vetëm 253 qytetarë. 

rohde referendumi per kryetaret ne veri

Sondazh

Poll