Bota

Kreu i shërbimit inteligjent të ushtrisë izraelite jep dorëheqjen

Haliva tha vitin e kaluar se ai pranoi përgjegjësinë për dështimet e inteligjencës që lejuan sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor.

22 Prill 2024, 09:58 Nga r.ll
Kreu i shërbimit inteligjent të ushtrisë izraelite jep
foto ilustruese

IZRAEL- Kreu i shërbimit të inteligjencës së Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, gjeneral Aaron Haliva, ka dhënë dorëheqjen dhe do të largohet nga posti i tij pasi të emërohet pasardhësi i tij, thanë në një deklaratë sot Forcat e Mbrojtjes të Izraelit. Haliva tha vitin e kaluar se ai pranoi përgjegjësinë për dështimet e inteligjencës që lejuan sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Në letrën e dorëheqjes, Haliva shprehej se “Shërbimi Informativ nuk iu përgjigj detyrës që na ishte ngarkuar. Gjatë gjithë detyrave të mia e kam ditur se me pushtetin vjen përgjegjësi e rëndë”.

Në të njëjtën kohë, ai kërkoi ngritjen e një komisioni shtetëror hetimor, “i cili do të jetë në gjendje të hetojë dhe të përcaktojë në mënyrë të plotë, të plotë, gjithëpërfshirëse dhe të saktë të gjithë faktorët dhe kushtet që çuan në ngjarjet e vështira” të tetorit.

aaron haliva ushtria izraelite

Sondazh

Poll