Politike

Do të arrestohet? Kreu i Partisë së Lirisë për Dumanin: Kërkon të kapë ndonjë laraskë, por Ilir Meta është burrë!

Ai shtoi se rrethimi i vogël ndaj Ilir Metës ka përfunduar dhe rrethimi i madh ndaj Rilindjes së 'torollakut' ka nisur.

21 Prill 2024, 14:27 Nga M.B
Do të arrestohet? Kreu i Partisë së Lirisë për Dumanin:
Ilir Meta

TIRANA- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet sot nga gazetarët gjatë një konference për shtyp ku mori pjesë nëse ka informacione se do të arrestohet me urdhër të SPAK. Meta tha se Dumani kërkon që të kapë ndonjë laraskë, ndërsa shtoi se ai është burrë.

Ai shtoi se rrethimi i vogël ndaj Ilir Metës ka përfunduar dhe rrethimi i madh ndaj Rilindjes së 'torollakut' ka nisur. Meta tha se shpreson që të ketë diell për të gjithë, jo vetëm për Ramën dhe disa oligarkë dhe veglat e tij, siç tha kreu i PL.

“Ky njeri shpreson të kapë ndonjë laraskë, dhe lëshon buburrecat. Ilir Meta është burrë dhe nuk trembet. Rrethimi i vogël ndaj Ilir Metës ka përfunduar. Rrethimi i madh ndaj Rilindjes së torollakut ka nisur. Shpresat e asgjësimit të pluralizmit politik të Berishës dhe rrethimit të Metës, janë të mbaruara. Shpresoj që të ketë diell për të gjithë, jo vetëm për Ramën dhe disa oligarkë dhe veglat e tij”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll