Politike

Protestat për "Dosjen 5D"/ Këshilli Bashkiak Tiranë mblidhet nesër, do të diskutohet rreth kërkesave të këshilltarëve të opozitës

Mbledhja mësohet se do të zhvillohet nesër në orën 17:00. Gjithashtu është bërë me dije se pas mbledhjes do të ketë një prononcim për mediat.

21 Prill 2024, 20:16 Nga N.F
Protestat për "Dosjen 5D"/ Këshilli Bashkiak Tiranë
Foto ilustruese

TIRANË- Nesër do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës, pas protestave të tyre përpara institucionit në lidhje me "dosjen 5D". Mbledhja mësohet se do të zhvillohet nesër në orën 17:00. Gjithashtu është bërë me dije se pas mbledhjes do të ketë një prononcim për mediat.

Opozita ka kërkuar ngritjen e Komisionit të Brendshëm Financiar, që funksionon për një periudhë 4-vjeçare dhe ka në përbërje të saj përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti gjatë ditës së sotme tha se Komisioni i Brendshëm Financiar ka për detyrë kontrollin mbi të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga bashkia, në përputhje me buxhetet e miratuara vjetore. Ai më tej theksoi se nuk ka ndonjë arsye për të mos e ngritur këtë Komision, pasi është një detyrim i rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak.

këshilli bashkiak tiranë protesta e opozites

Sondazh

Poll