Politike

Arrestime pas mesnatës/ Berisha: Erion dhe Tualet do ta paguani shtrenjtë aktin tuaj! Do të ndiqeni në të 4 anët e botës si kriminelë të rrezikshëm

erisha u shpreh se hienat kanë shkuar mbrëmë pas mesnate në kundërshtim me çdo ligj dhe kushtetutë, kanë arrestuar anëtarin e kryesisë së PD-së të degës 2, Alfred Pëllumbin. Më tej Berisha shtoi se ky arrestim ka ndodhur pasi Pëllumbi ka marrë pjesë në protestën e bashkisë.

21 Prill 2024, 21:02 Nga N.F
Arrestime pas mesnatës/ Berisha: Erion dhe Tualet do ta paguani
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve të mbledhur para pallatit foli në lidhje me arrestimin e Alfred Pëllumbit. Berisha u shpreh se hienat kanë shkuar mbrëmë pas mesnate në kundërshtim me çdo ligj dhe kushtetutë, kanë arrestuar anëtarin e kryesisë së PD-së të degës 2, Alfred Pëllumbin.

Më tej Berisha shtoi se ky arrestim ka ndodhur pasi Pëllumbi ka marrë pjesë në protestën e bashkisë. Ai më tej u shpreh se Veliaj dhe Balla do ta paguajnë shtrenjtë këtë akt.

Fjala e Berishës:

Miqtë e mi! Vetëm vullneti juaj, vetëm guximi juaj do të mund tu kthejë shqiptarëve drejtësinë.
Do të mundet ti kthejë Shqipërisë drejtësinë e pavarur, drejtësinë e vërtetë, drejtësinë e ligjit.
Me protestën tuaj, me mosbindjen tuaj civile i keni kallë tmerrin, datën këtyre banditëve dhe kriminelëve.


Këto hiena kanë shkuar mbrëmë pas mesnate në kundërshtim me çdo ligj dhe kushtetutë, kanë arrestuar anëtarin e kryesisë së PD-së të degës 2, Alfred Pëllumbin, për pjesëmarrjen e tij dhe fjalën e tij në protestën e bashkisë. Erion dhe Tualet do ta paguani shtrenjtë aktin tuaj, vetëm njerëz nuk jeni ju.


Dhe u them atyre që shkelin kushtetutën, shkelin konventën europiane të drejtave të njeriut dhe guxojnë e futen në shtëpinë e qytetarëve të ndershëm pas mesnate se, çdo akt i juaj do të marrë ndëshkim madhor, si akt antikushtetues dhe antidemokratike. Do të ndiqeni jo në Shqipëri, por në të katër anët e botës si kriminelë të rrezikshëm.

berisha balla veliaj

Sondazh

Poll