21 Prill 2024, 21:26
Nga N.F

ULQIN- Bregdeti i Ulqinit cilësohet si vendi më i preferuar turistik në Malin e Zi. Plazhet me një vijë bregdetare shumë të gjatë dhe me biodiveroistet të pasur ofrojnë vlera të veçanta turistike. Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, kryetari i Organizatës Turistike të Ulqinit, Qazim Hoxhiqi tha se planifikimi i ndërtimit të urës mbi lumin Buna, e cila do të lidhte Ulqinin me Velipojën, do të zhvillonte turizmin ndërshtetëror duke zvogëluar distancat mes dy vendeve turistike.
Bregdeti i Ulqinit cilësohet si vendi më i preferuar turistik në Malin e Zi. Plazhet me një vijë bregdetare shumë të gjatë dhe me biodiveroistet të pasur ofrojnë vlera të veçanta turistike. Planifikimi i ndërtimit të urës mbi lumin Buna, e cila do të lidhte Ulqinin me Velipojën, sipas kryetarit të Organizatës Turistike, Qazim Hoxhiqi, do të zhvillonte turizmin ndërshtetëror duke zvogëluar distancat mes dy vendeve turistike.
“Ndërlidhja mes dy vendeve shkurton distancën në disa minuta të Plazhit të Madh që është destinacion i rëndësishëm jo vetëm për turistët në rajon por edhe më gjerë. Ura ofron mundësi më të shpejta dhe nuk ka nevojë të kalohet nëpër disa pika kufitare ku ka flukse të mëdha,” thotë zoti Hoxhiqi.
Parakusht i rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, sipas zotit Hoxhiqi është edhe vjelja e taksës, e cila në këtë komunë realizohet online duke rritur dukshëm kapacitetet e saja.
“Vitin e kaluar kemi realizuar një aplikacion online, ku jemi të parët si komunë në Malin e Zi që është në funksion. Kjo mënyrë e vjeljes së taksës, vitin e kaluar kishte një sukses të madh ku 10-15% të taksapagueseve e kanë përdorur këtë aplikacion, ndërsa këtë vit besojmë dhe punojmë për të realizuar 40-50 % të pagesave”, thotë Hoxhiqi.
Në bregdetin e Ulqinit turizmi sportiv është mjaft i popullarizuar dhe sipas Hoxhiq "Plazhi i Madh" është ndër dhjetë plazhet më të mira në botë për sportin "kitesurf". Hoxhiqi vlerëson se falë angazhimit dhe menaxhimit bashkëkohorë, Ulqini është shndërruar në një qendër të njohur turistike duke i ndjekur gjithnjë e më shumë trendët globale të turizmit.
Marrë nga VOA
ulqin turizem mal i zi
Bota
21 Prill 2024, 20:55
N.F
Elbert Krasniqi
KOSOVË- Ministër i Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi i ka bërë thirrje BE-së të...
Bota
21 Prill 2024, 20:44
N.F
Foto ilustruese
KINË- Një aeroport ndërkombëtar i financuar nga Kina në Nepal u hap më shumë se një vit më par...
Bota
21 Prill 2024, 20:29
N.F
Lista serbe
KOSOVË- Lista Serbe ka reaguar pasi ka dështuar referendumi për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat ver...
Bota
21 Prill 2024, 20:14
N.F
Foto ilustruese
MAQEDONI- Fushata presidenciale në Maqedoninë e Veriut po shkon drejt fundit të saj. Shtatë kandidatë janë n&...
Bota
21 Prill 2024, 19:56
N.F
Osmani dhe Vuçiç
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas mbylljes së qendrave te votimit në veri n&eum...
Bota
21 Prill 2024, 19:34
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Të gjitha qendrat e votimit në katër komunat në veri të Kosovës, u mbyllën të diel&eum...
Bota
21 Prill 2024, 18:39
N.F
Foto ilustruese
IRAN- Irani prej vitesh vuan nga inflacioni i lartë, dobësimi i valutës e pasojat e sanksioneve ndërkombëtare. Mas...
Bota
21 Prill 2024, 18:25
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Zyrtarë të platformës TikTok kanë thënë se një ndalesë potenciale në përdorim t&eum...
Bota
21 Prill 2024, 17:55
E. D
foto nga vendngjarja
GJERMANI- Stuhitë e borës në rajonin e Bavarisë së Gjermanisë kanë shkaktuar aksidente të shum...
Bota
21 Prill 2024, 17:49
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Të dielën në veriun e Kosovës po mbahen votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqip...