Aktualitet

FOTO+VIDEO/ "Si në përralla", dëbora mbulon një pjesë të veriut të vendit, ulja e temperaturave sjell atmosferën e dimrit, nuk raportohen probleme

Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar me intensitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme ku krahas problematikave që sjellin në qarkullim, ofrojnë dhe pamje mahnitëse.

21 Prill 2024, 10:28 Nga M.B
FOTO+VIDEO/ "Si në përralla", dëbora mbulon një
Puka

PUKA- Pranvera ka trokitur zyrtarisht, por dimri duket se ende është prezent në një pjesë të veriut të vendit. Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar me intensitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme ku krahas problematikave që sjellin në qarkullim, ofrojnë dhe pamje mahnitëse.

Dëbora ka zbardhur qytetin e Pukës sot ku raportohet se reshjet e nisura në orët e para të mëngjesit dhe që vazhdojnë edhe tani, e kanë çuar deri në 25 centimetër trashësinë e borës. Deri tani nuk ka probleme në këtë zonë.


Po ashtu dëbora raportohet se është prezente dhe në aksin Bogë-Theth ku borëpastrueset kanë dalë në terren dhe po punojnë për hapjen e plotë të saj. Aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet me goma dimërore. 

 

 

 

debora ne puke

Sondazh

Poll