Sport

Ferencvaros, kampion i Hungarisë për herë të gjashtë radhazi…

Tani ka gjithsej 35 kampionate dhe do të garojë në raundin e parë kualifikues të Champions League.

21 Prill 2024, 09:30 Nga DOSJA

Ferencvaros, kampion i Hungarisë për herë të gjashtë

HUNGARI - Ferencvaros u bë kampion i Hungarisë për here të gjashtë radhazi, pasi barazoi (0-0) ndaj Kisvardës, në xhiron e 29-të të kampionatit.

Me katër raunde të mbetura, skuadra kryeqytetase e këtij vendi tani ka 65 pikë, 15 më shumë se Paks, i dyti. Ferencvaros zgjeroi kështu hegjemoninë e tij: tani ka gjithsej 35 kampionate, duke u larguar nga MTK Budapest (23).

Në sezonin 2024/25 ata do të garojnë në raundin e parë kualifikues të Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll