Sport

I dëmtuar, Destiny Udogie nuk do të luajë me Italinë në ‘Euro 2024’…

Destiny Udogie i është nënshtruar një operacioni dhe sezoni i mbrojtësit ndërkombëtar italian ka përfunduar.

21 Prill 2024, 09:00 Nga DOSJA

I dëmtuar, Destiny Udogie nuk do të luajë me Italinë në

ANGLI - I dëmtuar gjatë stërvitjes, Destiny Udogie nuk do të luajë më këtë sezon. Mbrojtësi 21-vjeçar njoftoi në Instagram, se i ishte nënshtruar një operacioni (natyra e dëmtimit nuk u specifikua).

Me 30 ndeshje të luajtura për Tottenhamin në 2023-2024, italiani do të ketë një rikuperim tre mujor dhe për këtë arsye do të humbasë ‘Euro 2024’ (nga 14 qershori deri më 14 korrik).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll