Sport

Kapiteni madrilen njofton largimin në fundin e sezonit, pas 12 vitesh!

Sipas mediave spanjolle, ai u ka thënë drejtuesve të klubit se ideja e tij është të mos vazhdojë më bashkëpunimin me ekipin.

21 Prill 2024, 00:47 Nga DOSJA
Kapiteni madrilen njofton largimin në fundin e sezonit, pas 12 vitesh!

SPANJE - Kapiteni i Realit, Naço Fernández është një legjendë e vërtetë e klubit të bardhë. Ai ka kaluar dymbëdhjetë sezone si lojtar në ekipin e parë, teksa debutoi në vitin 2011 nën drejtimin e Zhoze Murinjos.

Sezonin e kaluar dukej se kishte vendosur t’i jepte fund qëndrimit te Reali, por në fund zemra e bëri që të tërhiqej në momentin e fundit. Dymbëdhjetë muaj më vonë, historia përsëritet, por tani ai ka shkuar më tej. Sipas mediave spanjolle, ai u ka thënë drejtuesve të klubit se ideja e tij është të mos vazhdojë më bashkëpunimin me ekipin.

Madje ia ka bërë me dije diçka të tillë edhe presidentit Florentino Perez. Gjithçka mund të ndryshojë siç ndodhi vitin e kaluar, por vendimi paraprak është marrë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll