Sport

VIDEO / Arsenali rikthehet në krye…për momentin!

Topçinjtë marrin tri pikët në transfertën e Wolverhampton, në takimin e javës së 34-të që u mbyll me rezultatin 0-2.

20 Prill 2024, 22:56 Nga DOSJA

VIDEO / Arsenali rikthehet në krye…për momentin!

ANGLI - Arsenal rikthehet te fitorja në Premier League, ndërsa merr tri pikët në transfertën e Wolverhampton, në takimin e javës së 34-të që u mbyll me rezultatin 0-2.

Skuadra e “The Gunners” diktoi ritmin e këtij takimi, megjithatë goli i parë i ndeshjes së luajtur në “Molineux Stadium” u realizua në minutën e 45’ nga Trossard.

Ashtu si fraksioni hapës edhe pjesa e dytë ishte i mbushur plot raste për skuadrën e Arteta-s, por i dytë u realizua në fund, në minutën e 90+5′ nga kapiteni Odegaard.

VIDEO / Arsenali rikthehet në krye…për momentin!

Pas kësaj përballjeje Wolves renditet momentalisht në vend të 11-të me 43 pikë, teksa Arsenal merr momentalisht kreun e Premier League me 74 pikë, një pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë, por me skuadrën e Pep Guardiola-s që nuk e ka luajtur ende ndeshjen e javës së 34-ët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll