Sport

Pochettino mban limona në zyrë: “Më bën të ndihem rehat. Është si të jesh në shtëpi!”

20 Prill 2024, 13:05 Nga DOSJA

Pochettino mban limona në zyrë: “Më bën të ndihem

ANGLI - Fiton ose humbet, Mauricio Pochettino duket se është një njeri me zakone dhe rutina.

Aq sa, trajneri argjentinas, edhe pse nuk po kalon një sezon në përputhje me atë që do të pritej për një klub si Chelsea, zbuloi në parashikimin e duelit me Manchester Cityn, për gjysmëfinalet e FA Cup të Anglisë, se ai ka ende një vazo me limon në zyrën e tij dhe shpjegoi pse.

"Po, më pëlqen të kem limon në zyrën time. Është zakon, nuk është bestytni, por më pëlqen t'i kem",- filloi duke thënë trajneri i ‘bluve’, cituar nga 'Metro.co.uk', duke pranuar më pas se ky “zakon” e ndihmon vërtet që të ketë suksese më të mira sportive me skuadrat e tij, siç ndodhi në Tottenham:

“Nuk e di pse besoj në këtë, apo nëse më ndihmon apo jo, por më bën të ndihem rehat. Është si të jem në shtëpi, zyra ime në qendrën e trajnimit është si shtëpia, dhe limonët më bëjnë të ndihem sikur jam atje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll