Sport

Infantino dhe FIFA vazhdojnë luftën për të ulur komisionet e agjentëve...

Presidenti i organit më të lartë të futbollit botëror dëshiron që paratë e futbollit të qëndrojnë në futboll

20 Prill 2024, 09:30 Nga DOSJA

Infantino dhe FIFA vazhdojnë luftën për të ulur komisionet e

ZVICER - Gainni Infantino kërkon ndihmë nga qeveritë dhe ligat anembanë botës që paratë e futbollit të qëndrojnë në futboll, duke filluar nga reduktimi i komisioneve që marrin agjentët.

"Javën e kaluar u njoftua se klubet e Premierligës angleze shpenzuan pothuajse 500 milionë euro për tarifat ndaj ndërmjetësve dhe agjentëve nga 1 shkurti 2023 deri më 1 shkurt 2024. Shumica e këtyre parave do të vijnë nga futbolli."

Këto para janë në kontrast me atë që marrin klubet stërvitore. "Në të njëjtën periudhë, klubet angleze paguan më pak se 30 milionë euro për klubet që stërvitnin dhe zhvillonin lojtarë të nënshkruar nga jashtë.

Kompensimi dhe pagesat e solidaritetit janë të mandatuara nga rregulloret e FIFA-s dhe janë jetike për mijëra klube më pak të privilegjuara, që luftojnë për të gjeneruar të ardhura të mjaftueshme dhe prandaj janë vendimtare në zhvillimin, stërvitjen dhe ofrimin e mundësive për lojtarët e rinj në mbarë botën.

Presidenti i futbollit botëror premton se do të rikthehet në sherr me rregulloren e transferimeve. "Në FIFA, ne po përpiqemi të zbatojmë disa rregulla të qarta dhe të drejta në sistemin e transferimeve, duke përfshirë rregulloret për agjentët, për hir të transparencës, llogaridhënies dhe rishpërndarjes më të mirë në të gjitha nivelet e lojës.

Kjo është arsyeja pse ne u paditëm nga disa aktorë, por FIFA do të vazhdojë të mbrojë pozicionin e saj në gjykatë, unë u bëj thirrje qeverive dhe ligjvënësve që të bashkohen me ne dhe të luajnë një rol aktiv për të siguruar që fondet e krijuara nga transfertat të qëndrojnë në futboll dhe të përdoren me klubet anembanë botës kyç për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të futbollistëve”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll