Sport

"Ata nuk më morën për të qenë Haaland"

Anësori Jack Grealish mbrohet kundër atyre që pretendojnë se ai duhet të shënojë më shumë gola te Manchester City

20 Prill 2024, 10:36 Nga DOSJA

"Ata nuk më morën për të qenë Haaland"

ANGLI - Jack Grealish ndihet sërish i sigurt, pasi ka lënë pas episode të vështira dëmtimesh që e lanë atë jashtë Manchester City. Anësori anglez nuk kryeson listën e golashënuesve më të mirë në Premier League, as kryeson listën e asistimeve, por ai e gjen sërish veten dhe po ndihet sërish i rëndësishëm. Dje, ai u mbrojt kundër tyre që besojnë se duhet të ketë bagazh në sulm.

"Ky sezon ka qenë i vështirë, sidomos pas vitit të kaluar, kur pata një sezon kaq të mirë. Luajta shumë dhe isha një nga lojtarët kryesorë. Në fillim të sezonit pata një dëmtim në këmbë, që më mbajti jashtë për një muaj dhe nuk luajta me shumë vetëbesim. Këtë vit pësova sërish disa dëmtime në ijë. Tani ndihem në formë dhe ndihem sikur kam një rol të rëndësishëm për të luajtur." 

"City padyshim që më bleu për 100 milionë paund dhe unë shënova më shumë se tetë gola në një sezon. Kjo tregon se ata nuk po më morën dhe harxhuan para për t'u bërë Erling Haaland dhe për të shënuar gola të çmendur. Sigurisht që dua të shënoj më shumë. Por unë mendoj se City e di se çfarë mund të ofrojë në aspekte të tjera." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll