Sport

Pochettino: "City i lodhur dhe i lënduar, por mbetet një nga ekipet më të mira në botë"

“Do të jetë e vështirë për Manchester Cityn të kthehet menjëherë në fushë kundër nesh, megjithatë, duhet të kujtojmë se ‘Qytetarët’ kanë një ekip të jashtëzakonshëm”

20 Prill 2024, 08:30 Nga DOSJA

Pochettino: "City i lodhur dhe i lënduar, por mbetet një nga

ANGLI - Duke folur në një konferencë shtypi përpara gjysmëfinales së FA Cup të së shtunës kundër Manchester Cityt, trajneri Mauricio Pochettino bëri një pasqyrë të situatës te Chelsea.

Këto janë, ndër të tjera fjalët e tij: "Kur luan 120 minuta në Champions League, përpjekja është e madhe dhe aspekti emocional nuk është i lehtë të rikuperohet, kur humbet shansin për të arritur në gjysmëfinale.

Do të jetë e vështirë për Manchester Cityn të kthehet menjëherë në fushë kundër nesh, megjithatë, duhet të kujtojmë se ‘Qytetarët’ kanë një ekip të jashtëzakonshëm dhe ata po sillen në të njëjtën mënyrë gjatë gjashtë-shtatë viteve të fundit, sepse ata po bëjnë një punë fantastike. Ata luajnë futboll fantastik, duke dëshmuar se janë një nga skuadrat më të mira në botë."

Për paraqitjen e shkëlqyer të Cole Palmer, golashënuesi më i mirë aktual në Premier League së bashku me Erling Haaland, Pochettino shtoi:

"Pritjet janë kaq të larta tani. Ai po shënon shumë, ndoshta duhet t'u kushtojë vëmendje gjërave që ndoshta ai nuk i ka bërë më pare. Kjo do të ndikojë në mënyrën se si ai do të përgatitet, si do të flejë dhe si do të shpenzojë energjinë e tij, prandaj ne kemi përvojën për ta trajtuar këtë lloj gjëje kur një djalë i ri bëhet një yll i madh."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll