Sport

Miliona dhe... më shumë miliona, arrihet marrëveshja mbresëlënëse e sponsorizimit midis Barcelonës dhe Nike…

Klubi katalanas sheh një mundësi financiare për të përballuar problemet ekonomike

20 Prill 2024, 12:00 Nga DOSJA

Miliona dhe... më shumë miliona, arrihet marrëveshja

SPANJE - Puma u përpoq të luante dhe vendosi një propozim të madh në tryezën e Barcelonës, por Nike, e vetëdijshme se nuk donte të humbiste marrëveshjen e sponsorizimit, me një nga klubet kryesore në portofolin e saj, iu përgjigj njëlloj dhe është afër rinovimit të partneritetit edhe për 10 vite të tjera.

Sipas ‘Marca’, negociatat mes dy palëve janë shumë të avancuara dhe së shpejti do të ketë tym të bardhë, ku skuadra e ‘Blaugranës’ do të fitojë rreth 120 milionë euro në vit, pra 1.2 miliardë për të gjithë marrëveshjen. Këto vlera, duhet thënë se janë të ngjashme me ato të propozimit të Puma.

Ekziston edhe mundësia që të përfshihen edhe shuma të tjera në bazë të objektivave dhe gjithashtu do të bihet dakord, që Barcelona të mos dëmtohet në rast të rezultateve të këqija.

Përveç kësaj, është planifikuar edhe një bonus për nënshkrimin e kontratës prej më shumë se 100 milionë euro, një shumë që i mundëson skuadrës katalanase të përballet me problemet ekonomike me të cilat përballet klubi dhe që e pengojnë atë të shkojë normalisht në merkato. Kjo mund të jetë një mundësi për João Cancelo dhe João Félix që të nënshkruajnë përgjithmonë për klubin dhe të vazhdojnë në Katalonjë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll