Art&Argëtim

FOTO/ Sydney Sweeney shndërrohet në një pirate seksi

Gjithashtu, në një video Sweeney mund të shihet duke kënduar karaoke me një mikeshë.

20 Prill 2024, 11:25 Nga S.B
FOTO/ Sydney Sweeney shndërrohet në një pirate seksi
Sydney Sweeney

SHBA- Aktorja e njohur Sydney Sweeney ka postuar disa fotografi ndryshe në llogarinë e saj personale në Instagram. Aktorja 26-vjeçare e njohur për rolin tek “Euphoria” ka postuar disa foto në të cilat pozon e veshur si pirate në një anije, në shoqërinë e miqve.

"Cila është letra e preferuar e një pirati?" ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos.

Gjithashtu, në një video Sweeney mund të shihet duke kënduar karaoke me një mikeshë. Ajo shfaqet e veshur me çizme lëkure me pak majë, korse të zezë, këmishë të bardhë dhe një kapele të madhe piratësh.

FOTO/ Sydney Sweeney shndërrohet në një pirate seksi
Sydney Sweeney

Nuk dihet ende nëse këto foto vijnë si pasojë e xhirimeve të ndonjë filmi të ri apo thjesht një dëshire për tu veshur si pirate nga aktorja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sydney Sweeney (@sydney_sweeney)

sydney sweeney

Sondazh

Poll