19 Prill 2024, 13:54
Nga M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Biznesmeni Ago Gjolaj ka reaguar, nëpërmjetë një deklarate të bërë nga shoqeria “B.M ” Sh.p.k., në lidhje me një informacion të publikuar dje nga Prokuroria e Shkodrës për sekuestrimin e disa pasurive. Gjolaj thekson se akuzat ndaj tij janë të pavërteta dhe dashakeqëse. Sipas tij, këto aludime janë tërësisht “fantazi dhe shpifje, të cilat do të ndiqen institucionalisht”.
Në deklaratë thuhet se shoqëria “B.M.” Sh.p.k., publikisht mohon çdo pretendim apo aludim për të gjitha akuzat e aluduara, të cilat nuk janë asgjë tjetër veç shpifje dhe do të ndiqen nga ana jonë institucionalisht. Po ashtu deklarata shton se këto sulme mediatike, sipas tyre, kanë një prapavijë tregtare dhe me qëllim të posaçëm dëmtimin e imazhit dhe veprimtarisë të shoqërisë.
Deklaratë për Media: Shoqeria “B.M ” Sh.p k.
Marrë shkas nga disa publikime mediatike dhe në disa portale, shoqëria “B.M.” Sh.p.k., sqaron publikisht se të gjitha publikimet ndaj drejtuesve dhe kësaj shoqërie, janë tërësisht të pavërteta dhe përbëjnë një sulm të orkestruar me qëllime të paligjshme. Këto aludime janë tërësisht fantazi dhe shpifje. Shoqëria “B.M.” Sh.p.k., është distributor zyrtar i produkteve Birra Bavaria dhe Pija Energjike 8S2.
Shoqëria “B.M.” Sh.p.k., publikisht mohon çdo pretendim apo aludim për të gjitha akuzat e aluduara, të cilat nuk janë asgjë tjetër veç shpifje dhe do të ndiqen nga ana jonë institucionalisht.
Drejtuesit e shoqërisë kanë zbatuar dhe vijojnë të zbatojnë ligjin me rigorozitetin më të lartë dhe veprimatria e kësaj shoqërie ka qenë dhe vijon të jetë në përputhje të plotë me ligjin.
Shoqëria “B.M.” Sh.p.k., është taksapagues i rregullt në çdo kohë dhe në çdo rast, ka zbatuar ligjin dhe me krenari është një shoqëri e standardeve Europiane.
Garantojmë publikisht çdo konsumator, bashkëpunëtor si edhe publikun e gjerë se, pavarësisht akuzave të pabaza dhe këtyre aludimeve, puna dhe veprimtaria e shoqërisë do të vijojë duke siguruar në treg produket tona si gjithmonë, në cilësinë dhe standardin më të lartë.
Produktet si Birra Bavaria dhe pija Energjike 8S2, do të vijojnë të jenë në treg duke qenë produkte lider.
Shoqëria “B.M.” Sh.p.k., si edhe më herët, edhe sot inkurajon institucionet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre mbi baza ligjore me synimin e vetëm zbatimin e ligjit. Ne jemi të bindur se çdo proces ligjor dhe mediatik ndaj shoqërisë dhe drejtuesve të saj, do të rezultojë në rrëzimin e të gjitha aludimeve dhe ‘akuzave’. Këto sulme mediatike dhe të gjitha aludimet do te rrëzohen institucionalisht, siç edhe ka ndodhur më parë.
Ne jemi të bindur se këto sulme mediatike kanë një prapavijë tregtare dhe me qëllim të posaçëm dëmtimin e imazhit dhe veprimtarisë të shoqërisë “B.M.” Sh.p.k., të cilave do tju përgjigjemi institucionalisht.
Sulmet kanë si qëllim cenimin e imazhit të produkteve Birra Bavaria dhe pijes Energjike 8S2, të cilat kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë lider në treg.
ago gjolaj
Aktualitet
19 Prill 2024, 13:52
N.F
Arben Selaj dhe Rexhep Gjuni
DURRËS- Ditën e sotme do te dalin para Gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e siguri...
Aktualitet
19 Prill 2024, 13:41
N.F
Policia
TIRANË- Pas protestës së ditës së sotme nga opozita duket se janë regjistruar incidente nga pala e policisë. Sip...
Aktualitet
19 Prill 2024, 13:20
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Një punonjës i bashkisë Elbasan ka rënë nga vinçi teksa riparonte llambat elektrike të s...
Aktualitet
19 Prill 2024, 12:41
N.F
Foto ilustruese
BELGJIKË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dosjen "Black Eagle" ndërsa është zhvilluar n&e...
Aktualitet
19 Prill 2024, 12:27
N.F
Foto ilustruese
ELBASAN- Gjykatën e Elbasanit ka marrë vendimin ditën e sotme për të caktuar masën arrest me burg pa afat p&e...
Aktualitet
19 Prill 2024, 12:05
I.A
Protesta
TIRANË- Protesta në Bashkinë Tiranë po përshkallëzohet në mënyrë të dhunshme. Qytetarë...
Aktualitet
19 Prill 2024, 11:52
I.A
Foto nga protesta
TIRANË- Tensionet në protestën para bashkisë Tiranë janë shtuar. Teksa këshilltari opozitar ...
Aktualitet
19 Prill 2024, 11:45
I.A
Shperthimi
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga protesta para Bashkisë Tiranë. Siç shihet qytetarë të shumt&e...
Aktualitet
19 Prill 2024, 11:39
N.F
Protesta
TIRANË- Ditën e sotme qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ku kërkojnë dorëheqjen e kryeba...
Aktualitet
19 Prill 2024, 11:36
S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohet një person dhe procedohen penalisht dy të tjerë në Fier për vepra të ndryshme penale. M...