Art&Argëtim

FOTO/ Fansat e Kim Kardashian shqetësohen për të: A godite gjë kokën?

Në albumin fotografik që ka hedhur në platformë, Kim shihet duke pozuar në ujërat blu të Karaibeve e veshur me rrobabanje të zeza.

18 Prill 2024, 13:12 Nga S.B
FOTO/ Fansat e Kim Kardashian shqetësohen për të: A godite
Kim Kardashian

KARAIBE- Një nga fotot që ka postuar së fundmi Kim Kardashian nga pushimet e saj ekzotike në ishujt Turks dhe Kaikos, ka shkaktuar reagime të forta në Instagram. Në albumin fotografik që ka hedhur në platformë, Kim shihet duke pozuar në ujërat blu të Karaibeve e veshur me rrobabanje të zeza.

Ndërsa zakonisht janë format mbresëlënëse të 43-vjeçares ato që tërheqin vëmendjen e ndjekësve të saj, këtë herë shumë nga komentet u fokusuan në diçka tjetër: Fakti që në një nga fotot ajo zhytet në ujë shumë të cekët ngjitur me bregun.

"Pse po zhytet në ujë deri në gjunjë?" pyet një komentuese, me pyetjen e saj që ka mbledhur mijëra pëlqime. "A godite gjë kokën?" pyet një fans i shqetësuar.

Kim nuk ka reaguar në lidhje me komentet e shumta por një gjë është e sigurt, që ajo është mirë dhe nuk ka goditur asgjë. Kjo kuptohet nga postimi pasardhës ku ajo shfaqet e shtrirë dhe e relaksuar me një maskë në fytyrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

kim kardashian karaibe

Sondazh

Poll