Art&Argëtim

Kanye West në telashe, dhunoi një burrë që dyshohet se ka sulmuar seksualisht Bianca Censorin

Burimet i thanë TMZ se West është duke u hetuar pasi reperi dyshohet se goditi me grusht atë person.

18 Prill 2024, 14:18 Nga S.B
Kanye West në telashe, dhunoi një burrë që dyshohet se ka
Kanye dhe Bianca

SHBA- Përfaqësuesit e reperit Kanye West pretendojnë se një burrë ka sulmuar fizikisht dhe seksualisht gruan e tij, Bianca Censori, në një incident që ka ndodhur në Los Angeles. Burimet i thanë TMZ se West është duke u hetuar pasi reperi dyshohet se goditi me grusht atë person.

Ekipi i reperit më pas lëshoi ​​një deklaratë, duke thënë: Censori u sulmua fizikisht. Burri nuk u përplas vetëm me të. I futi duart poshtë fustanit, direkt në trup, e kapi nga beli, e ktheu dhe më pas e puthi. Ai e abuzoi dhe e sulmoi seksualisht.

West, i cili ka ndryshuar emrin e tij në Ye, thuhet se u martua me Censorin, një arkitekte në kompaninë e tij, Yeezy, në dhjetor 2022, më pak se një muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian.

bianca censori kanye west

Sondazh

Poll