Art&Argëtim

Brian Cox kritikon rëndë aktrimin e Joaquin Phoenix tek "Napoleon": E tmerrshme, unë do ta kisha luajtur atë rol shumë më mirë

Cox, 77 vjeç, beson se performanca e dobët e Phoenix në "Napoleon" nuk ishte vetëm faji i tij, por edhe i regjisorit Ridley Scott.

18 Prill 2024, 13:01 Nga S.B
Brian Cox kritikon rëndë aktrimin e Joaquin Phoenix tek
Brian dhe Joaquin Phoenix

SHBA- Aktori i njohur Brian Cox nuk kishte fjalët më të mira për të thënë për aktrimin e Joaquin Phoenix tek filmi "Napoleon". Cox, 77 vjeç, beson se performanca e dobët e Phoenix në "Napoleon" nuk ishte vetëm faji i tij, por edhe i regjisorit Ridley Scott.

"Ishte e tmerrshme," tha aktori i "Succession" për dramën historike gjatë një bisede të fundit live. “Një performancë vërtet e tmerrshme nga Joaquin Phoenix. Është vërtet e papranueshme. Nuk e di se çfarë po mendonte”.

“Unë do ta luaja atë shumë më mirë se Joaquin Phoenix. Mund të thuash që është një dramë e mirë. Jo, janë gënjeshtra”, shtoi ai.

"Napoleon", i prodhuar nga Apple Original Films dhe i transmetuar nga Sony Pictures, u shfaq për herë të parë në nëntor 2023. Në dramën e luftës, Phoenix, 49, luan perandorin francez Napoleon Bonaparti dhe përshkruan ngritjen e tij në pushtet dhe marrëdhënien e tij me gruan Josephine Bonaparti, të luajtur nga Vanessa Kirby.

brian cox napoleon bonaparti joaquin phoenix

Sondazh

Poll