Art&Argëtim

IOL shkrim për Shqipërinë: Toka e Skënderbeut, vendi ku argëtimi kombëtar është shëtitja e darkës

4 Shkurt 2019, 16:38 Nga DOSJA
IOL shkrim për Shqipërinë: Toka e Skënderbeut, vendi ku

Shqipëria, vendi i magjisë së turistëve, prej kohësh qëndron në “Top10’’ si një nga destinacionet më të pëlqyera jo vetëm nga turistët por dhe nga revistat dhe portalet prestigjoze si britanikja “The Guardian” apo “The Sun” e deri tek Australia e largët me “Lonely Planet”.

Këtë here, portali IOL në Afrikën e Jugut i dedikon një reportazh Shqipërisë turistike. Është gazetarja Mary Winston Nicklin, që ka përshkruar udhëtimin e saj nga Llogaraja, Qeparoja, Saranda dhe Berati.

Niclin nuk ka harruar të lejë pa përmendur dhe historinë e Shqipërisë ku e quan vendin tonë ‘toka e shqiponjave’ ku ndër të tjera shton: Shqipëria, “vendi i Shqiponjave”, është i përhumbur nga mosha e vjetër legjendare.

Historia njeh një trim, luftëtar të shekullit të 15-të quajtur Skënderbeu, një mbret i shekullit të 20-të me emrin e Zogut dhe një diktatori komunist, Enver Hoxha, i cili ka ngritur bunkerë betoni në të gjithë fshatrat.

Ajo flet për gjuhën e cila nuk ngjan as me sllavët dhe as me romanët, mikpritjen por mbi të gjitha çmimet që i konkurrojnë vendet fqinje.

Dhe në fund reportazhi mbyllet me një nga karakteristikat e shqiptarëve: Në Shqipëri, xhiroja, ose shëtitja e pasdites, është një ritual i shenjtë dhe aktivitet krijues.

Si të mos dashurohesh me një vend ku argëtimi kombëtar është një shëtitje mbrëmjeje?

(S.A/Dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

kulture kulture enver hoxha mediat e huaja shetitja e pasdites shkrim per shqiperine shqiperia turistike skenderbeu toka e shqiponjave enver hoxha mediat e huaja shetitja e pasdites shkrim per shqiperine shqiperia turistike skenderbeu toka e shqiponjave

Sondazh

Poll