Art&Argëtim

Marrëveshje mes Arkivave dhe Historisë, Bido: Të nxiten studimet në fushën e albanologjisë

4 Shkurt 2019, 12:09 Nga DOSJA
Marrëveshje mes Arkivave dhe Historisë, Bido: Të nxiten studimet

TIRANË- Nënshkruhet marrëveshja e parë e bashkëpunimit mes drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Institutit të Historisë. Drejtoria e Arkivave do të furnizojë me kopje dokumentesh Institutin e Historisë, ndërsa ky i fundit do të bëjë hartimin dhe botimin e përmbledhjeve të dokumentave arkivore.

Marrëveshja është nëshkruar mes drejtorit të Arkivave, Ardit Bido dhe Akademikut Beqir Meta.

Bido theksoi se ky bashkëpunim është një përfitim institucional, duke plotësuar njëri-tjetrin në burime njërëzore dhe në burime arkivore.

Kjo marrëveshje realizon një interes kombëtar përsa i përket studimeve albanologjike dhe studimeve në fushën e përmbledhjeve të dokumentave, duke nxitur më tej studimin e historisë sonë kombëtare.

Ndërsa Akademiku Beqir Meta u shpreh i kënaqur nga ky bashkëpunim.

Ky bashkëpunim do të shërbej për të inkurajuar dhe për të zhvilluar kërkimin shkencor të historisë sonë kombëtare.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

kulture kulture albanologjia ardit bido arkiva shqiptare beqir meta historia shqiptare marreveshje bashkepunimi albanologjia ardit bido arkiva shqiptare beqir meta historia shqiptare marreveshje bashkepunimi

Sondazh

Poll