Art&Argëtim

U shtir si piktor, Edlir Reka zbulon të vërtetën e ngjarjes: Jam i infiltruar, jeni një ‘kazan mediatik’

4 Shkurt 2019, 15:38 Nga DOSJA
U shtir si piktor, Edlir Reka zbulon të vërtetën e ngjarjes: Jam

Historia e ‘piktorit’ të famshëm Edlir Reka i cili u ftua në dy emisione mjaft të ndjekur shqiptarë për të reklamuar punën e tij dhe çmimet e fituara jashtë vendit bëri xhiron e portaleve. I ftuar në emisionet “Ftesë në 5” dhe “Rudina”, Reka tregoi me zell se si kishte arritur të pikturonte brenda një nate një pikturë që trimfoi në konkursin e rëndësishëm në Moskë.

Por nuk zgjati shumë dhe mjaftuan disa komentues në rrjetet sociale për të nxjerrë zbuluar të vërtetën e pikturave. Edliri i kishte vjedhur online, i kishte reklamuar si të vetat për të tërhequr vëmendjen e emisioneve në Shqipëri.

Pasi doli zbuluar se pikturat nuk ishin të tijat, moderatorja Rudina Magjistari e ftoi sërish dhe i kërkoi të thoshte të vërtetën. 20-vjeçari pranoi se pikturat nuk ishin të tijat dhe se gjithçka kishte qenë një sajesë nga ana e tij, por mesa duket kjo paska qenë vetëm një copëz nga e vërteta që vetë Edliri zbuloi sot. Me anë të një statusi në Instastory Reka pranon se është i infiltruar nga emisionin “Bypass show” për të demaskuar verifikimin që u bëjnë gazetarët të ftuarve në emisionet shqiptare.

Ai sqaron më tej se e kanë ftuar vetë moderatoret në emisionet e tyre dhe se sipas tij e gjitha kjo histori tregoi se sa përtokë është gazetaria shqiptare.

Shkova une?! Jo! Me ftuan?! Po! Mashtrova?! Jo! Aktrova?! Po! Pse?! Ishte viti i kaluar kur une morra guximin qe te beja kete gje. BypassShoW ne Vizon Plus me sygjeruan qe te isha i infiltruari i tyre, duke u treguar te tjereve nga Instagrami im, se isha nje artist me fame boterore. Pse mua, sepse jam piktor dhe aktor. Dhe isha personi i duhur.

Ku eshte gabimi ketu? Gjithsesi, pse e bem kete gje? Stafi i Bay Pass e beri per te treguar se sa pertok eshte gazetaria Shqiptare. E arriten qe ta tregonim kete gje? Po! Cfare me ben mua? Mashtrues! “U demaskova” nga ata qe ne si staf te Bypass po demaskonim. Une aktrova, ate qe me ishte caktuar. Dhe e arrita. Gazetaria bazohej vetem tek fjalet e nje 20 vjeçari qe po aktronte dhe nuk verifikuan asgje. Ku eshte gabimi yne ketu? Asgjekundi. Perseri i shtruan publikut shqiptar nje tryeze me ushqim te kalbur. Vetem genjeshter pas genjeshtre. Une dhe stafi i Bypass Shoë ia arritem qellimit! Kryeministri Edi Rama tha : “Jeni nje kazan mediatik” U vertetua!”– përfundon Reka.

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

showbiz showbiz edlir reka emisioni ftese ne 5 i infiltruari i bypass show piktori mashtrues rudina magjistari edlir reka emisioni ftese ne 5 i infiltruari i bypass show piktori mashtrues rudina magjistari

Sondazh

Poll