Art&Argëtim

I përdhunuan njeriun e afërt, aktori Liam Neeson tregon ngjarjen e rëndë: Doja të merrja hak, do shkaktonte vdekje

4 Shkurt 2019, 16:23 Nga DOSJA
I përdhunuan njeriun e afërt, aktori Liam Neeson tregon ngjarjen e

Aktori irlandez, Liam Neeson, ishte i ftuar ditën e sotme në një interviste për prestigjozen “The Independent”, për të diskutuar rreth filmit të tij më të ri, ‘Cold Pursuit’.

Filmi, pritet të dalë në kinema së shpejti, flet për jetën e një shoferi, i cili kërkon të hakmerret ndaj tregëtarëve të drogës, të cilët i mendon si vrasësit e djalit të tij.

“Unë mendoj se filmi do të pritet shumë mirë nga audienca, pasi tema e trajtuar është mjaft interesante.”- u shpreh ai.

Gjatë intervistës, aktori 66-vjeçar, rrëfeu një nga historitë më tronditëse të jetës së tij. Një person i afërt për të ishte përdhunuar, aktori ishte tronditur shumë nga lajmi dhe ka arritur të bëjë edhe disa veprime, për të cilat nuk ndihet mirë edhe tani që i kujton.

“Do të rrëfej një histori që është e vërtet, nuk do të përdor emra, por është e tmerrshme. Sapo isha kthyer nga një udhëtim, kur ajo më tregoi se e kishin përdhunuar. Ajo e trajtoi situatën e përdhunimit në mënyrën më të jashtëzakonshme. Reagimi im ishte i menjëhershëm dhe e e pyeta pa menduar se a e dinte kush ishte? Ajo më tha jo. Çfarë ngjyre ishin ata? Tha se ishte një person me ngjyrë. U ngjita dhe rrija zonat më të larta, ku mund të kontrolloja nëse dikush do të kalonte aty, prisja me një shkop bejsbolli në dorë. Më vjen turp ta them, por e kam bërë këtë gjë për rreth një javë, me shpresën se një ‘bastard zezak’ do të dilte nga një club, e kështu mund ta vrisja. Më mori më shumë se një javë për ta kaluar këtë. Sa herë që ajo më pyeste ku po shkon i përgjigjesha:’po dal një shëtitje’. Ndihem keq kur e kujtoj, e po ia tregoj një gazetari. Zoti më faltë.” – rrëfeu ai.

Tom Bateman (gazetari): ”Oh, jo. Mos u tall.”

Aktori vazhdoi me rrëfimin: “Ishte e tmerrshme, por mora një mësim. Deri në momentin që mendova me vete ‘çfarë po bën? Unë jam rritur në Irlandën e Veriut, e kuptoja që duhej të merrja hak, por kjo do të shkaktonte vetëm vdekje dhe hakmarrje, ju e kuptoni. Irlanda e Veriut është një provë e gjithë kësaj. E gjithë kjo ndodh kudo, bota është një provë e gjithë kësaj.” 

Burimi: The Independent

L.K/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

showbiz showbiz #liamneeson #theindepedent #coldpursuit hakmarrja perdhunim #liamneeson #theindepedent #coldpursuit hakmarrja perdhunim

Sondazh

Poll