Art&Argëtim

"Bëhuni gati"/ Celine Dion zbulon datën e publikimit të dokumentarit të saj "I Am: Celine Dion"

Me rastin e shpalljes së datës së publikimit të dokumentarit “I Am: Celine Dion”, Amazon ka publikuar një foto të rrallë të yllit, nga beteja e saj personale me sëmundjen.

17 Prill 2024, 18:40 Nga S.B
"Bëhuni gati"/ Celine Dion zbulon datën e publikimit të
Celine Dion

SHBA- Këngëtarja e njohur Celine Dion tashmë ka “hapur derën e saj” për produksionin e Amazon për të sjellë në ekran jetën e saj të dokumentuar pas diagnostifikimit me sindromën e njeriut të ngurtë. Me rastin e shpalljes së datës së publikimit të dokumentarit “I Am: Celine Dion”, Amazon ka publikuar një foto të rrallë të yllit, nga beteja e saj personale me sëmundjen.

Amazon Prime Video, e cila prodhoi "I Am: Celine Dion", njoftoi të martën, më 16 prill, se dokumentari do të publikohet më 25 qershor. I njëjti postim është ripublikuar në rrjetet sociale të këngëtares 56-vjeçare kanadeze.

"Behu gati! @amazonmgmstudios shpall datën e publikimit për dokumentarin e shumëpritur! I AM: CELINE DION do të transmetohet në të gjithë botën në @primevideo nga 25 qershori" shkruhet në njoftim.

Në dokumentarin e titulluar “I Am: Celine Dion” nga Irene Taylor Brodsky, do të shfaqet në rrjetet sociale beteja e këngëtares së njohur me çrregullimin e rrallë neurologjik, me të cilin është diagnostikuar në dhjetor 2022. Si krijuesit e projektit, ashtu edhe ylli, shpresojnë se dokumentari do të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për këtë gjendje pak të njohur në botë.

celine dion dokumentar amazon

Sondazh

Poll