Art&Argëtim

FOTO/ Jennifer Lopez reklamon linjën e re të të brendshmeve luksoze, fansat e admirojnë për fizikun

Fotot magjepsëse të Lopez mahnitën fansat të cilët nuk ndalën së komentuari mbi trupin e saj perfekt.

17 Prill 2024, 18:18 Nga S.B
FOTO/ Jennifer Lopez reklamon linjën e re të të brendshmeve
Jennifer Lopez

ITALI- Fushata e re e brandit të të brendshmeve “Intimissimi” ka vënë në qendër të vëmendjes këngëtaren Jennifer Lopez. Nën drejtimin krijues të Riccardo Ruini, së bashku me regjisorin Jacob Bixenman dhe fotografin Norman Jean Roy, fushata kap me mjeshtëri Jennifer Lopez e cila mishëron thelbin e produktit duke veshur të brendshmet elegante.

"Gama e New Silky Intimates e Intimissimi është koleksioni perfekt – është klasik dhe pëlhurat janë luksoze”, thotë ambasadorja e markës botërore Jennifer Lopez. “Është kaq e rëndësishme të ndiheni rehat dhe të fortë në pjesët që janë më afër lëkurës tuaj, dhe ky koleksion e ofron këtë gjë.”

FOTO/ Jennifer Lopez reklamon linjën e re të të brendshmeve
Jennifer Lopez

Fotot magjepsëse të Lopez mahnitën fansat të cilët nuk ndalën së komentuari mbi trupin e saj perfekt.

“Jam 22 vjeçe dhe smund ta kem kurrë trupin e saj që është mosha e nënës sime. E adhuroooj!!” shkroi një fanse në komente.

jennifer lopez

Sondazh

Poll