Sport

Moyes para sfidës me Leverkusen: 'Shpresoj që lojtarët e Bayer të kenë pirë shumë birrë'

Në prag të përballjes me Bayer Leverkusen, në ndeshjen e dytë çerekfinale të Europa League, trajneri i West Ham-it, David Moyes, bëri shaka këtë të mërkurë në një konferencë për shtyp, duke shpresuar që festimet e titullit të fituar nga gjermanët këtë fundjavë t’i kenë lodhur ‘Aspirinat’.

17 Prill 2024, 20:49 Nga DOSJA

Moyes para sfidës me Leverkusen: 'Shpresoj që lojtarët e

ANGLI - David Moyes, trajneri i West Ham, në prag të përballjes me Leverkusen në ndeshjen e dytë çerekfinale të Europa League (2-0 për gjermanët në ndeshjen e parë) dhe pas fitores së parë të Bayer në Bundesligë, është shprehur:

"Në futboll, ne kurrë nuk e dimë se si do të shkojnë ndeshjet. Është e qartë se duhet të bëjmë një punë shumë të mirë, nëse mundemi. Ne luajtëm mirë në ndeshjen e parë. Nuk mjaftonte.

Kjo është ajo që ndodh kur luan kundër skuadrave të mëdha, kundër Arsenalit, ose Manchester Cityt. Ne duhet të gjejmë mënyra për të arritur rezultate. Dhe ne kemi bërë shumë përpjekje javën e kaluar. U afruam shumë dhe do të provojmë sërish këtë javë”.

“E vërteta është se nuk pashë asgjë nga festimet në Leverkusen. Sigurisht, kam lexuar që ata fituan kampionatin dhe e fituan ndeshjen bindshëm, por nuk pashë asgjë tjetër përveç asaj që lexova, vërtet.

Dhe me të drejtë, pse të mos e festonin titullin kampion? Duhet ta festonin. Duhet të përfitonin, sepse këto momente kalojnë shumë shpejt. Dhe shpresoj që ata të kenë pirë birra gjigante me madhësi XXL, si ato që përdoren në Gjermani”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll