Sport

VIDEO/ Është një rast i rrallë në futboll… 'ekipi' i arbitrave duartrokitet

Gjyqtarët kontrolluan gjendjen e fushës përpara se të rifillonin ndeshjen e ndërprerë Bahia-Fluminense

17 Prill 2024, 17:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Është një rast i rrallë në futboll…

BRAZIL - Ndeshja e mbrëmshme midis Bahia dhe Fluminense, e vlefshme për  Brasileirão, u ndërpre për rreth një orë, pasi kushtet atmosferike përmbytën stadiumin ‘Fonte Nova’ në Salvador.

Gjyqtari vendosi të ndërpresë ndeshjen pas 16 minutave, kur Fluminense ishte tashmë në avantazh me golin e Cano. Një orë më vonë ndeshja rifilloi, pasi ‘ekipi’ i arbitrave testoi fushën me topa dhe përfundoi duke dëgjuar duartrokitje nga tifozët...

Një rast i rrallë sigurisht, por tribunat donin futboll. Bahia do të kthente rezultatin duke fituar 2-1, me golat e Caio Alexandre dhe Cauly.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll