Sport

Barcelona humbet Kupën e Botës për Klube, befas kualifikohet... Atlético Madrid!

Mbetet për t'u përcaktuar vetëm një nga 12 vendet vakante evropiane…

17 Prill 2024, 15:00 Nga DOSJA

Barcelona humbet Kupën e Botës për Klube, befas kualifikohet...

SPANJE - Me lamtumirën e Champions League, Barcelona mbeti jashtë Botërorit të Klubeve në vitin e ardhshëm. Katalanasit janë prapa Atletico Madridit në renditjen mes spanjolëve dhe, për rrjedhojë, janë ‘bardhekuqtë’ ata që do të kualifikohen, pavarësisht se edhe ata janë eliminuar mbrëmë.

Vetëm një nga 12 vendet evropiane (nga 32 pjesëmarrës) mbetet për t'u përcaktuar në kompeticionin që do të zhvillohet mes 15 qershorit dhe 13 korrikut 2025 në SHBA: do të jetë Arsenali, nëse fiton Champions League, ose Salzburgu.

Benfica, FC Porto, Chelsea, Real Madrid, Man.City, Bayern, PSG, Inter, Borussia Dortmund, Juventus janë klubet e tjera evropiane që kanë siguruar kualifikimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Prill 2024, 12:30

Yamal, po mendon për hakmarrjen...

SPANJE - Lamine Yamal ndau zhgënjimin e dhomës së zhveshjes së Barçës pas eliminimit në çerekfinale...