Sport

Një klub nga Turkmenistani pretendon rekordin e sauditëve të Al Hilal në Guinness…

Libri i Rekordeve Guinness tashmë ka komentuar këtë çështje…

17 Prill 2024, 15:30 Nga DOSJA

Një klub nga Turkmenistani pretendon rekordin e sauditëve të Al

ARABIA SAUDITE - Skuadra e Al Hilal, që drejtohet nga portugezi, Jorge Jesus, hyri në Librin e Rekordeve Guinness në mars të këtij viti, kur kaluan 27 fitoret radhazi të skuadrës skoceze The New Saints, por tani ka një klub që pretendon të njëjtin rekord, pavarësisht se skuadra saudite mbetet e pamposhtur, me 34 fitore radhazi.

Në Turkmenistan, skuadra Arkadag FC ka fituar çdo ndeshje në historinë e saj. Klubi u themelua në vitin 2023 nga presidenti i vendit, fitoi kampionatin në dhjetor dhe mbetet i pandalshëm, me 37 fitore radhazi. 

Por do të jetë emri i Al Hilal, ai që do të vazhdojë të shfaqet në Guinness, siç thanë përgjegjësit e publikimit për gazetën angleze ‘The Guardian’.

"Ka pak detaje në dispozicion në lidhje me Ligën e Turkmenistanit, më pak se sa kërkojmë në veprimet që ndërmarrim në kërkimin tonë për këto lloj rekordesh. Kjo gjithashtu mund të jetë tregues i një niveli të qeverisjes dhe konkurrencës nën atë që ne zakonisht kërkojmë. Duke parë gjithë këtë, ne konfirmuam Al Hilal si mbajtës të rekordeve”,- shpjegoi një zëdhënës i Guinness.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Prill 2024, 12:30

Yamal, po mendon për hakmarrjen...

SPANJE - Lamine Yamal ndau zhgënjimin e dhomës së zhveshjes së Barçës pas eliminimit në çerekfinale...