Sport

Kylian Mbappé ka folur tashmë dhe ka thënë "Jo, Jo, Jo"!...

Francezi flet për krenarinë e tij që përfaqëson PSG-në, por...

17 Prill 2024, 16:30 Nga DOSJA

Kylian Mbappé ka folur tashmë dhe ka thënë "Jo, Jo,

SPANJE - Edhe pse ende nuk ka bërë të ditur asgjë publikisht, Kylian Mbappé do të largohet nga PSG në fund të sezonit, kur i mbaron kontrata.

Edhe një herë francezi u pyet për të ardhmen e tij, pas fitores 4-1 ndaj Barcelonës dhe kalimit në gjysmëfinale të Champions League, gjë që në mënyrë ironike e shtyn publikimin e vendimit, pasi në shtyp thuhet se lojtari do ta bëjë këtë kur PSG nuk është më në garë, ku është ende Real Madridi.  

Luis Enrique u pyet për vazhdimin e mundshëm të Mbappe në PSG sezonin e ardhshëm. “Le të presim që Mbappe të flasë. Kur palët të flasin, do të shohim. Është si një provë. Derisa Mbappé të flasë, unë jam dëshmitar”,- tha ai.

Në zonën e përzier, një gazetar e pyeti Mbappen në spanjisht, nëse ai mund të 'ndërronte mendje' dhe, sipas imazheve të kapura nga programi televiziv spanjol ‘El Chiringuito’, përgjigja duke u larguar, ishte kjo: “Jo, Jo, Jo"! Mbetet për t'u parë nëse ai u përgjigj drejtpërdrejt, apo nuk donte më pyetje…

Më parë, Mbappé foli për ëndrrën e tij për të fituar Champions League me PSG-në: “Është një tjetër fazë e kaluar kundër një ekipi të madh, fat për ta. Por tani na takon ne të përpiqemi të arrijmë në Wembley.

Fakti që ka kohë të mira dhe të këqija nuk do të thotë që krenaria ime është prekur. Krenaria ime për të luajtur për këtë klub, për të përfaqësuar klubin nga kryeqyteti i vendit tim, është diçka e veçantë. Unë jam rritur këtu, kështu që të përjetosh netë si kjo, si parizien është e mrekullueshme”,- tha ai.

Mbappé ka festuar edhe me një postim krenar: “Ne jemi PSG”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Prill 2024, 12:30

Yamal, po mendon për hakmarrjen...

SPANJE - Lamine Yamal ndau zhgënjimin e dhomës së zhveshjes së Barçës pas eliminimit në çerekfinale...