17 Prill 2024, 19:39
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Janë zbardhur diskutimet nga mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Dy deputetët Bujar Leskaj dhe Durata Çupi kanë kërkuar barazi gjinore në përfaqësite dhe postet vakante në parti.
Leskaj propozoi të zhvillohen zgjedhjet për pozicionet vakante e të mbetura bosh në Grupi Parlamentar, ku tha se për to duhen të garojnë vetëm gratë.
Ndërkohë deputetja Çupi tha se në takimet me demokratët në qytete të ndryshme, duhet të ketë edhe përfaqësuese gra jo vetëm burra siç janë zhvilluar deri tani. Bardhi i cilësoi të drejta propozimet e sipërpërmendura.
PJESË NGA DISKUTIMET:
Bujar Leskaj: Ne duhet të flasim në media dhe ku ta qartësojmë se duam të rikthejmë koalicionet parazgjedhore. Po ashtu të shprehemi se duam lista të hapura, votën e emigrantëve pa kushtet që vë qeveria, që të kapim një bazë të gjërë emigrantësh, jo vetëm 18 që janë regjistruar në portalin e qeverisë dhe votimin elektronik. Dhe votimi elektronik nuk është aq i thjeshtë sa duket, duhet të mos biem në gracka dhe të sigurojmë që të mos biem pre e manipulimeve. Ndërkohë propozoj që të zhvillohen zgjedhjet për pozicionet vakante e të mbetura bosh në Grupin Parlamentar. E kam bërë këtë propozim edhe përpara disa javësh por e përsëris prap. Dhe unë sugjeroj që gara për këto poste të bëhet vetëm mes grave, sepse jemi shndërruar në parti burrash. Pra unë po e shpreh qëndrimin tim se do të marr pjesë në votimet për këto poste, vetëm nëse kandidatet do të jenë zonja.
Gazment Bardhi: Nuk kam pasur kohë të merrem me këtë, pasi kam pasur shumë çështje me të cilat jam marrë. Por shumë shpejt do të merrem dhe do të zgjidhet, do të vij me një propozim. Aministia dhe mbështetja që Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup. Është e papranueshme që po duan ta varrosin atë çështje njëlloj si Edi Rama. Kam patur respekt, por kjo është vijë e kuqe, janë bërë bashkë me Edi Ramën për ti dhënë pandëshkueshmëri Olta Xhaçkës. E papranueshme.
Dhurata Çupi: Kam një shqetësim që e ngriti edhe Bujari. E keni kthyer këtë parti në parti burrash. Shkoni nëpër qarqe bisedoni me demokratët dhe aty dalin burri 1, burri 2, burri 3, burri 4, etj. Asnjë grua. Mirë 4 nënkryetarët, sepse duhet, por pjesa tjetër, pse vetëm burra dhe asnjë grua?
Gazment Bardhi: Partia ka ngritur ato dy grupe pune, mund të shtohem me të tjerë padiskutim. Shqetësim i drejtë do ta vlerësojnë strukturat drejtuese te partisë.
dhurata çupi bujar leskaj grupi parlamentar i pd
Politike
17 Prill 2024, 19:08
r.ll
selia e pd
TIRANË- Në mbledhjen me deputetët e PD-së, kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka paralajmëruar përjashtimin...
Politike
17 Prill 2024, 18:53
r.ll
safet gjici, alma kaci
TIRANË- GJKKO ka zbardhur vendimin e plotë të arsyetuar të dënimit me 2 vite burg për ish-kryeba...
Politike
17 Prill 2024, 18:47
r.ll
gazment bardhi, olta xhacka
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha për mediat pas mbledhjes me de...
Politike
17 Prill 2024, 17:45
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, ...
Politike
17 Prill 2024, 16:12
r.ll
altin dumani, ilir meta
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar mbi deklaratat e kreut të PL, Ilir Metës nda...
Politike
17 Prill 2024, 15:32
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit parlament të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, ka a...
Politike
17 Prill 2024, 15:16
r.ll
ervin salianji, tonin gogu
TIRANË- Pakti politik mes mazhorancës dhe opozitës në muajin mars i dha fund protestës së grupimit...
Politike
17 Prill 2024, 15:11
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka folur për mediat në një deklaratë pë...
Politike
17 Prill 2024, 14:49
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në lidhje me akuzat e lëshuara nga kryetari i PL-së, Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani ka ar...
Politike
17 Prill 2024, 14:16
M.B
Genc Gjokutaj
TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigu...