Politike

"Deputetët e Bashës refuzuan të firmosin", Bardhi: Do e ridërgojmë në GJK padinë për mandatin e Xhaçkës

Ai shtoi se katër deputetët të Bashës nuk i janë bashkuar dhe kanë refuzuar, duke mos ju përgjigjur kërkesës për tju bashkuar padisë.

17 Prill 2024, 18:47 Nga r.ll
"Deputetët e Bashës refuzuan të firmosin", Bardhi: Do e
gazment bardhi, olta xhacka

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha për mediat pas mbledhjes me deputët se padia për mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese do të ridërgohet.

Ai shtoi se katër deputetët të Bashës nuk i janë bashkuar dhe kanë refuzuar, duke mos ju përgjigjur kërkesës për tju bashkuar padisë.

"Unë kam besuar se Basha nuk kishte arsye të merrte në mbrojtje Olta Xhaçkën. Shpreh indinjatën time që një pjesë e grupit të Bashës nuk kanë pranuar t’i bashkohen padisë për mandatin e Olta Xhaçkës që do ta ridërgojmë në Kushtetuese. Kështu, duke treguar qarte se kush është në favor të drejtësisë me vepra, se me fjalë është e thjeshtë.

Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Merita Bakiu dhe Salaudin Jakupllari, janë bërë bashkëmbrojtës  me Edi Ramën, me urdhër të Bashës, ndaj pandëshkueshmërisë së Olta Xhackës. Fatmirësisht nuk e pengojnë dot dërgimin e kësaj çështje në Kushtetuese, do të ndiqet një tjetër rrugë dhe e gjithë kjo mbrojtje i shkoi kot, sepse nuk pengojnë dot opozitën ti shkojnë deri në fund kauzave të veta.", tha Bardhi. 

 

gazment bardhi olta xhacka gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll