Politike

Bardhi pas mbledhjes me grupin e PD: Nesër duhet të ishte debat me mocion, deputetët po bëjnë avokatin e Olsi Ramës

Sipas tij, mazhoranca nuk po respekton institucionet që qëndrojnë mbi palët politike, duke shkallmuar demokracinë.

17 Prill 2024, 15:11 Nga r.ll
Bardhi pas mbledhjes me grupin e PD: Nesër duhet të ishte debat me
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka folur për mediat në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes me deputetët. 

Bardhi tha se në seancë e nesërme në Kuvend duhet të kishte debat me mocion, ndërsa shtoi se deputetët në parlament po bëjnë avokatin e Olsi Ramës. Sipas tij, mazhoranca nuk po respekton institucionet që qëndrojnë mbi palët politike, duke shkallmuar demokracinë.

“Nesër duhet të ishte mocion me debat në parlament. Deputetët po bëjnë avokatinë e Olsi Ramës. Edhe pse kemi kallëzuar Olsi Ramën prej 1 muaji, nuk kemi përgjigje se çfarë bënte vëllai i kryeministrit në një makinë me autorët? Grupi parlamentar i mazhorancës beson se Kuvendi është mbi gjithçka. Janë rrëzuar institucione të rëndësishme për demokracinë”, u shpreh Bardhi.

gazment bardhi pd olsi rama

Sondazh

Poll