Politike

Akuzat e Metës ndaj Dumanit, reagon ambasadori britanik: Mbështesim përpjekjet e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

Përmes një reagimi ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë.

17 Prill 2024, 14:49 Nga N.F
Akuzat e Metës ndaj Dumanit, reagon ambasadori britanik: Mbështesim
Foto ilustruese

TIRANË- Në lidhje me akuzat e lëshuara nga kryetari i PL-së, Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani ka ardhur edhe reagimi i parë nga ambasada britanike. Përmes një reagimi ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë.

Ai më tej u shpreh se i duhet dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Në reagimin e tij thuhet se Anglia ka ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit.

Reagimi i Ambasadorit britanik në Tiranë:

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme duke thënë se kreu i saj Altin Dumani mbështetet nga amerikanët për të sulmuar atë. Gjatë intervistës në Opinion Meta tha se sipas informacioneve të tij, Altin Dumani ka patur takime me agjentin e korruoptuar të FBI-së Charles McGonigal. Ndërsa kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani reagoi duke thënë se akuzat janë të pabaza dhe bëhen për shkak të institucionit që ai drejton. Po ashtu ai ka theksuar se ai nuk është takuar kurrë me McGonigal dhe se emrin ia ka dëgjuar pas publikimit në mediat shqiptare.

meta dumani ambasada britanike alastair king-smith

Sondazh

Poll