Politike

Apeli i GJKKO nuk ndryshoi masën e sigurisë për Berishën, Gjokutaj: Një skandal i radhës, do të vijojmë rrugën ligjore

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë dhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.

17 Prill 2024, 14:16 Nga M.B
Apeli i GJKKO nuk ndryshoi masën e sigurisë për Berishën,
Genc Gjokutaj

TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha. Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë dhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.

Lidhur me këtë, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, tha pas vendimit se ky ishte një skandal i radhës she se ata do të vijojnë rrugën lidhore.

"SPAK po merret me lojën e kungulleshkës, provat që paraqet mbrojtja nuk i pranojnë, SPAK po bën akt antikushtetues, një skandal i radhës, ne do të vijojmë rrugën ligjore", tha Gjokuta.

sali berisha

Sondazh

Poll