17 Prill 2024, 17:18
Nga r.ll
kryeministria
TIRANË- Shqipëria do të ketë së shpejti ambasadat dhe përfaqësitë e saj diplomatike edhe në Kenia, Indi dhe Indonezi.
Lajmin e ka dhënë ministri i Jashtëm, Igli Hasani ku tha se sot Këshilli i Ministrave ka miratuar hapjen e ambasadave në këto tre shtete, ndërsa shtoi se ky vendim forcon më shumë në botë pasaportën shqiptare.
Pas vendimit të sotëm, numri i përfaqësive shqiptare në botë shkon në 60, ndër të cilat 44 ambasada, 9 konsullata të përgjithshme dhe 9 misione të përhershme.
POSTIMI I HASANIT:
Shqipëria do të ketë së afërmi përfaqësitë e saj diplomatike edhe në Kenia, Indi e Indonezi, duke forcuar kështu pasaportën shqiptare në botë. Në Këshillin e Ministrave, sot miratuam hapjen e ambasadave në këto 3 shtete, nisur nga objektivat strategjike afatmesme dhe afatgjata, të nxitur nga kërkesa e vazhdueshme, për të qenë edhe më efektivë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Kjo nismë u mor nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke vlerësuar kontributin dhe peshën specifike që çdo vend projekton në arenën ndërkombëtare dhe rolin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë në organizmat ndërkombëtarë.
Turizmi dhe zgjerimi i hartës së lëvizjeve të shtetasve shqiptarë për qëllime turistike, është një tjetër argument, mbi të cilin MEPJ u mbështet për propozimin e hapjes së 3 përfaqësive të reja. Pas vendimit të sotëm, numri i përfaqësive shqiptare në botë shkon në 60, ndër të cilat 44 ambasada, 9 konsullata të përgjithshme dhe 9 misione të përhershme.
igli hasanike ambasade shqiptare kenia indi indonezi
Aktualitet
17 Prill 2024, 16:47
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Një ish-oficer policie nga Shqipëria është burgosur për kultivimin e qindra bimëve kanabis në n...
Aktualitet
17 Prill 2024, 14:40
S.B
foto ilustruese
THETH- Arrestohen në flagrancë dy persona në Theth duke kryer punime e ndërtime pa leje. Mësohet se një ...
Aktualitet
17 Prill 2024, 14:26
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Zbulohet një lokal i përshtatur për lojëra fati e baste sportive në Kamëz. Pronari i lokali...
Aktualitet
17 Prill 2024, 13:36
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari me inicialet O.K në Korçë. Mësohet se 38-...
Aktualitet
17 Prill 2024, 13:18
S.B
foto ilustruese
MAT- Arrestohet një 55-vjeçar në Mat për dhunë ndaj vëllait të tij. Mësohet se shkaku i konf...
Aktualitet
17 Prill 2024, 12:39
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohen dy persona në Tiranë për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike. Mësohet s...
Aktualitet
17 Prill 2024, 12:31
N.F
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dalë në një deklaratë para mediave pas raprotimit për pun...
Aktualitet
17 Prill 2024, 12:29
I.A
Bota ka hyrë tashmë prej 4 muajsh në vitin 2024, e ngarkuar me një larmi faktesh sfiduese për t’u përballur dhe analizuar,...
Aktualitet
17 Prill 2024, 12:19
Nadia Elbasani
Foto ilustruese
TIRANA- Përgjegjësia penale për dëmin e ardhur si pasojë e veprimeve të pajisjeve të inteligjencës ...
Aktualitet
17 Prill 2024, 11:48
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka vendosur të bëjë një skanim të gjendjes së...