Sport

Werder Bremen nuk fal, pezulloi deri në fund të sezonit, të pa disiplinuarin Naby Keita, ish-mesfushor i Liverpoolit…

Mesfushori refuzoi të udhëtonte me skuadrën për në Leverkusen, fundjavën e kaluar

17 Prill 2024, 14:30 Nga DOSJA

Werder Bremen nuk fal, pezulloi deri në fund të sezonit, të pa

GJERMANI - Futbollisti i Guinesë, Naby Keita, u pezullua nga Werder Bremen deri në fund të sezonit, pasi refuzoi të udhëtonte me skuadrën në Leverkusen fundjavën e kaluar, njoftoi këtë të martë skuadra e 12-të në Ligën Gjermane.

"Sjellja e Naby nuk është e pranueshme. Me këtë veprim, ai e ka vendosur veten mbi ekipin dhe ne nuk mund ta lëmë këtë të kalojë pa u vënë re,"- tha drejtori sportiv i Werder Bremen, Clemens Fritz në një deklaratë të lëshuar nga klubi.

Sipas Werder Bremen, aktualisht i 12-ti në Bundesligë, mesfushori refuzoi të udhëtonte me skuadrën drejt Leverkusenit të shtunën, pasi mësoi se nuk do të ishte titullar në përballjen me Bayer, në ditën e 29-të.

Werder Bremen, ende pa siguruar mbijetesën, u mund 5-0 në ‘BayArena’, në një ndeshje në të cilën Bayer Leverkusen vulosi titullin e parë kampion gjerman në futboll, me pesë raunde të mbetura deri në fund të Bundesligës.

Të hënën, pasi u kritikua nga shtypi gjerman, Naby Keita, i cili mbërriti në Werder Bremen verën e kaluar, pas pesë sezonesh te Liverpooli, shkroi në llogarinë e tij në Instagram: "Në të gjithë karrierën time, në të gjitha klubet ku kam qenë, unë kurrë nuk kam pasur probleme disiplinore dhe gjithmonë jam përpjekur të jem shembull dhe nuk do të pranoj që dikush të dëmtojë imazhin tim”.

Naby Keita, 29 vjeç, ka luajtur vetëm 100 minuta për Werder Bremen, në pesë ndeshje, pasi u dëmtua në fillim të sezonit dhe kishte përfaqësuar ekipin e tij në edicionin e fundit të Kupës së Kombeve Afrikane (CAN).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Prill 2024, 12:30

Yamal, po mendon për hakmarrjen...

SPANJE - Lamine Yamal ndau zhgënjimin e dhomës së zhveshjes së Barçës pas eliminimit në çerekfinale...