Bota

Gjykata Evropiane vendos: Emri i bosit të drogës Pablo Escobar, nuk mund të jetë markë tregtare

Vendimi vjen pasi vëllai i tij u përpoq të parashtronte një pretendim të kësaj natyre.

17 Prill 2024, 12:23 Nga M.B
Gjykata Evropiane vendos: Emri i bosit të drogës Pablo Escobar, nuk
Foto ilustruese

BRUKSEL- Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur se emri i bosit kolumbian të ndjerë të drogës Pablo Escobar nuk mund të regjistrohet si një markë tregtare e BE-së. Vendimi vjen pasi vëllai i tij u përpoq të parashtronte një pretendim të kësaj natyre. Gjykata la në fuqi vendimin e zyrës së pronësisë intelektuale të BE-së (EUIPO) që refuzoi një aplikim për markë tregtare nga Escobar Inc. në vitin 2022.

"EUIPO zbuloi se ata persona do ta lidhnin emrin e Pablo Escobar me trafikun e drogës dhe narko-terrorizmit dhe me krimet dhe vuajtjet që rezultojnë prej tyre," tha gjykata në një deklaratë.

Escobar Inc. u themelua në Porto Riko nga vëllai i Pablo Escobar, Roberto de Jesús Escobar Gaviria, i cili kaloi 12 vjet burg për rolin e tij në organizatën kriminale të vëllait të tij. Gaviria tha në vitin 2020 se kompania e tij do të lansonte një smartphone të palosshëm të quajtur Escobar Fold 1. Kompania aktualisht shet një monedhë kripto të quajtur Escobar Cash, sipas faqes së saj të internetit.

Pablo Escobar drejtoi një nga organizatat kriminale më të fuqishme në botë, kartelin Medellin. Pasuria e tij, e krijuar nga trafikimi i kokainës, u vlerësua nga Forbes në 1987 se kishte arritur mbi 3 miliardë dollarë. Mijëra njerëz u vranë në dhunën e lidhur me kartelin gjatë dhe pas vdekjes së tij në 1993, kur u qëllua nga forcat e sigurisë.

pablo escobar

Sondazh

Poll